Kronika

Serbia vrau mbi 1300 fëmijë e as falje nuk kërkon, BE i kërkon Kosovës të heqë taksën!

Këto fotografi dhe shumë të tjera janë dëshmi e gjenocidit serb që kreu mbi popullatën e Kosovës gjatë luftës së fundit.

Ndonëse serbët në krye me liderin e tyre Aleksandër Vuçiq i mohojnë këto krime dhe luajnë rolin e viktimës në çdo paraqitje publike para ndërkombëtarëve, historia e dëshmon ndryshe.

Sipas Fondit për të drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kanë varë rreth 13 mijë persona, në mesin e tyre, 1 mijë e 392 fëmijë, transmeton Indeksonline.

Foto nga Yannis Behrakis

Ndërsa, figurojnë të zhdukur rreth 1 mijë e 600 persona, familjarët e të cilëve presin me shpresë gjetjen e trupave të tyre.

Kurse, sipas organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International, janë 20 mijë raste të dhunimit, ku deri me tani janë dënuar shumë pak persona.

Pavarësisht këtyre të dhënave që tregojnë krimet drejt një populli të pafajshëm, Serbia ende nuk ka arritur të kërkojë falje për gjithë këto vrasje e dëmet e tjera që i ka shkaktuar Kosovës.

Madje, po kërkon që të hiqet taksa 100 për qind për produktet e tyre, duke luajtur rolin e një pale paqësore që po i bëhet dëme nga Kosova, duke mos llogaritur dëmet e saj për dy vite luftë që shkaktoi, pasojat e të cilës ende vërehen.

Pavarësisht kësaj, Bashkimi Evropian nuk i ka vendosur asnjë kusht Serbisë e cila ende nuk kërkon falje për rreth 13 mijë të vrarë, në mesin e tyre fëmijë.

Përkundrazi, BE vazhdon të mbrojë qëndrimin e saj duke i bërë thirrje liderëve kosovar që të heqin taksën dhe të vazhdoj dialogu, pra radhitët një linjë me shtetin serb kundrejt Kosovës, e cila është viktima e historisë, gjenocidit dhe padrejtësisë, transmeton Indeksonline.

Foto nga Yannis Behrakis

Përderisa për krimet e Serbisë janë dënuar shumë pak vetë, për krimet e pretenduara të kryera nga ish-luftëtarët e UÇK-së tani po merret Gjykata Speciale e cila u krijua në vitin 2019 me raportin e Dick Marty-t.

Deri me tani janë ftuar shumë luftëtarë e komandantë të cilët disa prej tyre janë intervistuar në Hagë si komandant Remi e Sami Lushtaku, e disa të tjerë në Kosovë./Indeksonline/

Foto nga Yannis Behrakis