Kronika

Gruaja ther me thikë arkëtaren në një market në Mitrovicë

Sot në marketin Emona City, në Mitrovicë, një grua e ka therur me thikë arkëtaren e këtij marketi, shkruan Insajderi.


“Rasti, ka ndodhur paraditen e së martën teksa arkëtarja ishte duke e kryer punën e saj, aty ka hyr një grua me një thikë dhe e ka prerë në fyt”, kanë bërë të ditur burime të Insajderit.

Nga kjo ngjarje është siguruar edhe një fotografi nga orainfo.

Insajderi, ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahitin, mirëpo nuk është lajmëruar./ Insajderi.com