Kronika

40-vjeçari nga Vitia i fut me dhunë dy nxënëse në veturë, ato i ikin si nëpër filma

Një ngacmim seksual është raportuar në fshatin Pozhoran të Vitisë. Sipas policisë i dyshuari R.A(1979) 40-vjeçar, me datën 11 maj rreth orës 08:20 të mëngjesit, derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij ka takuar në rrugë dy vajza të mitura të cilat ishin duke shkuar në shkollë.


Ai ka ndalur veturën dhe ka kërkuar nga ato të hyjnë në veturë për t’i dërguar në shkollë. Gjatë rrugës , vajzat e mitura e kanë vërejtur se i dyshuari po shkonte në një rrugë tjetër dhe gjatë rrugës kishte filluar t’i ngacmonte me fjalë.

Vajzat nga frika kanë hapur derën e veturës dhe kanë arritur të zbresin duke kërkuar ndihmë në shtëpinë më të afërt.

Gjatë tentim ikjes ato kanë pësuar lëndime trupore.

Vajzat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së.

Pas dëshmisë së tyre dhe mbledhjes së informatave, i dyshuari është arrestuar i cili është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore.