Kronika

Prokuroria jep detaje për vrasjen e fëmijës 8-vjeçar në Deçan

Lëndime vdekjeprurëse ka marrë në kokë 6 vjeçari D.Ç nga fshati Berliq i Deçanit. Deri më tani prokuroria dhe policia nuk e dinë nëse në drejtim të tij nga pakujdesia ka shkrepur vëllai i tij 8 vjeçar apo vetë viktima gjatë kontaktit me armë. Gazeta Express mëson nga burimet e saja në hetuesi se arma ka qenë me leje.

Dyshimet e para të hetuesisë thonë se tragjedia ka ndodhur për shkak të pakujdesisë. Megjithatë, vdekjen e të miturit e ka konfirmuar policia dhe prokuroria, trupi i viktimës është dërguar në obduksion- për t’i sqaruar rrethanat e vdekjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje për këtë rast.

“Për rastin në fjalë prokurororja ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore ku janë ndërmarrë fillimisht veprimet e nevojshme. Trupi i pajetë i fëmiut me urdhër të prokuororit të shtetit është dërguar për obdukim. Lidhur me rrethanat e këtij rasti jemi në pritje të raportit të autopsisë”, tha Nikçi për Express.

I pyetur se si ka ndodhur vdekja e të miturit, Nikçi tha se prokuroria po pret raportin e autopsisë.

“Nuk dihen ende rrethanat siç ka vdek fëmija, jemi në pritje të raportit të autopisë. Prokuroria e ka autorizu Policinë e Kosovës, për marrjen e veprimeve të nevojshme në trajtim të këtij rasti”, tha Nikçi.

Brenda këtij viti nga arma e zjarrit kanë vdekur mbi 15 persona që i përkisnin moshave të ndryshme.