Kronika

Merret vendimi ndaj 17-vjeçarit që sulmoi gruan rome në Ferizaj, ja sa u dënua

Muaj më parë një i mitur 17 vjeç në Ferizaj e kishte sulmuar një grua rome e cila ishte duke ecur në qytet, i mituri ishte arrestuar disa orë pasi në media u publikua një video e sulmit ndaj një gruaje rome në sheshin e Ferizajt.


Ndërsa sot Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur ka shqiptuar masën e denimit burg ndaj të miturit B.T.

“Gjyqtari për të Mitur – Kadrije Goga Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të përgjegjësisë penale nga i pandehuri – i mituri, për veprën penale me të cilën e ngarkon propozimi i prokurorisë, të miturit i shqiptoi masën edukative – dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një (1) viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, thuhet në njoftimin për media.

Tutjet theksohet se B.T me datën 31 maj të këtij viti, në Ferizaj, në rr.”Dëshmorët e Kombit”, përkatësisht në sheshin e qytetit para postës, derisa e dëmtuara Z.S ishte duke ecur, pas asnjë arsye e sulmon duke e goditur fillimisht mbrapa me grusht në kokë nga e cila goditje e dëmtuara rrëzohet pastaj i mituri në mënyrë të paskrupullt e godet me shkelma në fytyrë, pra i mituri me dashje e ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës i motivuar për shkak të kombësisë së të dëmtuarës dhe ndikimet nga rrjetet sociale