Kronika

Therren me thikë katër persona në festivalin “Beer Fest”

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë natës së mbrëmshme jan therrur me thikëq 4 persona.


PK njofton se katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që janë therrur me thikë gjatë natës në festivalin “Beer Fest” në Prishtinë.

“Në platonë e pallatit të rinisë nga një i dyshuar i panjohur është therur me thikë viktima mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Po ashtu edhe dëshmitari mashkull K-Shqiptar duke tentuar që të mbrojë viktimën është gërvishtur në dorë aksidentalisht. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin” bëhet e ditur në raportin e policisë.

Ndryshe rast tjetër ka ndodhur edhe ne rrugën ‘Garibaldi’ në Prishinë, ku janë therrur po ashtu dy persona të tjerë.
“Në rrugën e cekur në Prishtinë, nga i dyshuari NN, janë therur me mjet të mprehtë-thikë dy persona-viktima, të cilët janë dërguar në QKUK. Viktimat janë ndaluar në QKUK për tretman mjekësor. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

Ndryshe ky festival i cili mbahet për çdo vit, ka sjellur problme të shumta. Në këtë festival nuk kontrollohet mosha e të rinjëve të cilëve u shërbehet pije alkoolike./FaktePlus