Kronika

Dalin pamjet e grabitjes së armatosur në Shtime

Banorët e Shtimes mëngjesin e sotëm janë zgjuar prej krismave nga të shtënat me armë zjarri.


Dyshohet se katër persona të armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në “Raiffeisen Bank”, policia e ka konfirmuar këtë informacion por nuk ka dhënë detaje të tjera, raporton Sinjali.

Sot kur ka nisur viti i ri shkollor, disa fëmijë të Shtimes kanë shkuar në shkollë me ndjenjën e frikës. Në videon që posedon Sinjali, vërehet se si fëmijët kur dëgjojnë krismat me armë zjarri, përshpejtojnë hapat dhe vrapojnë për të arritur me shpejt në shkollë.