Kronika

Gjendet një 20-vjeçare pa shenja jete

Sot rreth orës 07:15, është gjetur një grua pa shenja jete në tarracën e katit të shtatë të një banese që ndodhet në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë.


Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me datën 2 Shtator 2019, rreth orës 07:15, Policia e Kosovës është informuar se në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ në Pejë, në tarracën të katit shtatë të një banese ishte një person – femër pa shenja jete”.

“Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative-hetimore”.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, B.L. e lindur 1999, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intensive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti. Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, është thënë në njoftimin e policisë.