Top lajme

Haradinaj në Gjakovë: S’votojmë për parti, votojmë për 100% shtet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vizitoi sot Gjakovën. Ka inspektuar nisjen e punimeve në rrugën “Bujar Roka”, një projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët e Gjakovës.


Haradinaj ka thënë se projekte të mëdha janë bërë në Gjakovë në këtë mandat, e do të bëhen edhe në mandatin e ardhshëm.

Ai u ka thënë qytetarëve të Gjakovës që të mos votojnë më për parti, por për konceptin 100% Gjakovë, 100% Kosovë dhe 100% shtet.

“Keni mundësi me i tregu qytetarit të Gjakovës të cilësdo parti. Me i thanë s’po votojmë parti më, po votojmë 100% Gjakovë, 100% Kosovë, 100% shtet”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk është marre me tregu të vërtetën. Më në fund po vendoset e drejta për Gjakovën, një e drejtë që ju ka mungu, jo veç në infrastrukturë, por kemi plot punë tjera që na presin”, ka shtuar ai.