Kronika

Merret vendimi për dy grabitësit e maskuar që vodhën 250 euro në Vushtrri

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar sot me nga një vit e gjashtë muaj burgim dy të akuzuarit për grabitje, E.H dhe F.Z.


Sipas vendimi të gjykatës ata po ashtu janë detyruar t’i kompensojnë kompanisë “Kapital Ria” shumën prej 250 eurove, aq sa kishin grabitur muaj më parë.

Sipas aktakuzës më 10 korrik të këtij viti në Vushtri, dy të akuzuarit me maska në kokë ishin futur në lokal ku nga aty kanë grabitur shumën prej 250 eurove.