Top lajme

PDK dhe Lëvizja për Bashkim nënshkruajnë marrëveshje koalicioni

Sipas kësaj marrëveshje, kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Bashkim do të jenë pjesë e përbashkët e një liste me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.


Kjo marrëveshje është rezultat i një bashkëpunimi tradicional në mes të dy subjekteve politike.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lartë kontributin që Lëvizja për Bashkim ka dhënë në të kaluarën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Qeverinë e Kosovës por edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale.

Në Qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Kryeministri Kadri Veseli, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja për Bashkim do të jenë partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe në angazhimet e tjera për të ardhmen e Kosovës. /Lajmi