Top lajme

Ramiz Kelmendi në dilemë: Dikush po më thotë shko në PDK e dikush në AAK

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka folur lidhur me ndonjë kalim të mundshëm në ndonjë parti tjetër politike, shkruan Gazeta Blic.

Kelmendi në një përgjigje për Gazetën Blic e ka lënë të hapur një mundësi kalimi në një tjetër parti politike. Siç thotë ai, e gjithë kjo mund të ndodhë në rast se atij i mbyllen të gjitha rrugët në partinë aktuale, LDK.

“Unë derisa nuk i shterri mundësitë nuk kam informacion të re përveç asaj që kam thënë nuk kam çfarë të shtoj”, tha fillimisht Kelmendi.

1 minut më parë

I pyetur nëse ka pasur ofertë nga PDK, Kelmendi tha se ka pasur propozime, por jo nga zyrtarë të kësaj partie, që ta bëj një hap pas, e që është PDK.

“Dikush thotë bëje një hap pas, dikush thotë bëni dy hapa pas. Me e bo një hap pas është në PDK, t’i bëj dy hapa pas është në AAK. Dikush po më thotë që qëndro aty se mirë je. D.m.th tri ofertat janë në opsion”, tha mes tjerash ai.

Ndryshe, para disa ditësh Kelmendi është përfolur edhe për një kalim të mundshëm në AAK. E gjithë kjo kishte ardhur pasi ai ishte takuar me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj në hotel “Dukagjini”./Gazeta Blic