Kronika

Pamje nga aksidenti i tmerrshëm ku ndërroi jetë futbollisti kosovar

Në një aksident trafiku, të ndodhur të martën mbrëma, ka humbur super talenti shqiptar, Amir Ademi.


Ademi, ishte pjesë e klubit të FC Kosova Rusenburg.

Ai u aksidentua në rrugën e qarkut midis Abensberg dhe Arnhofen menjëherë pas trainimit profesional.

Këto janë pamjet nga aksidenti që i mori jetën kosovarit.


22-vjeçari ishte duke vozitur një Peugeot, derisa është përplasur me një VË Pasat, ku vozitësi i veturës së fundit është lënduar dhe është dërguar në spital, derisa vetura e futbollistit shqiptar ishte kapluar nga zjarri dhe ai nuk kishte arritur të dilte.

Policia po kërkon dëshmitarë se si ndodhi aksidenti, derisa dëmi vlerësohet rreth 12 mijë euro.

Ndeshjet e klubit shqiptar në Gjermani janë anuluar, derisa Ademi ishte pjesë e klubit nga viti 2016, duke u konsideruar një talent i jashtëzakonshëm, por edhe një person shumë i mirë.

Amir Ademi lë pas prindërit e tij një motër më të vogël dhe një vëlla më të vogël.